Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll sot në formacion të plotë zhvilloi stërvitjen e fundit në tokën tonë para nisjes për në Rumani. Ekspedita “verdhekuq” drejt Bukureshtit niset nesër në mëngjes, ndërsa ndeshja e së enjtes ndaj rumunëve do të jetë e para në kuadër të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2022, që do të mbahet në Katar.
Seleksionuesi Igor Angellovski sot pati mundësinë e parë për të punuar me grupin e plotë në mënyrë tekniko-taktike për ndeshjen me rumunët.
Maqedonia në ndeshjen e 25 marsit kundër Rumanisë do të luaj pas Arijan Ademin, Ivan Triçkovskin, Tihomir Kostadinovin dhe Gjorgji Zajkovin.