Laporta do të shesë Kutinjon për të shpëtuar ato 20 mln euro që duhet t’ia paguajë Liverpullit!

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta planifikon të shesë Filipe Kutinjon gjatë verës, madje një gjë e tillë të ndodhte me një çmim shumë të ulët.

Arsyeja janë ato 20 milion euro, që “katalunasit” duhet t’ia paguajnë Liverpullit, në rast se braziliani arrinë shifrën e 100 ndeshjeve me fanellën e “katalunasve”.

Për momentin Kutinjo me Barcelonën ka zhvilluar 90 ndeshje, ndërsa dëmtimi e pengoi atë për të arritur shifrën e lartëpërmendur që gjatë këtij sezoni.

Pasi Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve, skuadra e Ronaldo Kumani deri në fund të sezonit do zhvillojë vetëm edhe 11 ndeshje deri në fund të sezonit, ashtu që është shumë e vështirë për të besuar se Kutinjo do të luaj 10 ndeshje deri në fund të këtij edicioni, edhe nëse i njëjti do të ishte i gatshëm për të luajtur.

Sipas “Daily Express”, Arsenali planifikon të përfitojë nga kjo situatë dhe të tentojë sërish transferimin e Kutinjos gjatë verës.

E përditshmja katalunase “Sport.es” shkruan se me shitjen e Kutinjos dhe Antuan Grizman, presidenti i ri Joan Laporta do të tentojë të mbledh atë pjesë të mjeteve, të nevojshme për të transferuar sulmuesin norvegjez të Borusia Dortmundit, Erling Halland.

Leave a Reply