Një nga futbollistët që pritej të ishte lider te Partizani, Ferhan Hasani, ka luajtur vetëm 9 minuta me fanellën e “Demave të Kuq”, kjo edhe për shkak dëmtimeve, ndërkohë befas emri i tij del në listën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në një kohë që ende duke përdorur një zhargon popullor “nuk e ka bërë sefte” si duhet me skuadrën e tij të re.
Mbetet të shihet nëse Hasani do ketë në dispozicion ndonjë minutë nga ana e seleksionuesit Igor Angellovski, apo thjesht do jetë kjo vetëm një shëtitje për fantazistin tetovar, nga i cili tifozët e Partizanit presin shumë për të ndihmuar ata në luftën për titullin e kampionit.
Gjithsesi pavarësisht ndonjë pengimi në javët e fundit dhe mungesës në vijimësi të fitoreve, demat janë vetëm 2 pikë nga vendi i parë dhe janë aq pranë sa t’a admirojnë e synojnë titullin e kampionit.