Arijan Ademi do të mungojë kundër Rumanisë në ndeshjen e parë të ciklit të ri eliminatorë për Botërorin e vitit 2022 që do të mbahet në Katar.
Futbollisti shqiptarë i Dinamo Zagrebit ankohet në një lëndim, ndërsa nga tabori i skuadrës kroate nuk dëshirojnë të rrezikojnë asgjë me të, ashtu që kapiteni i skuadrës së njohur kroate do të mungojë kundër Rumanisë në Bukuresht me datë 25 mars.
Megjithatë i njëjti ka gjasa që të luaj në dy ndeshjet tjera të marsit, atë kundër Lihtenshtejnit (28 mars) në Shkup dhe kundër Gjermanisë (31 mars) në Duisburg.
Kujtojmë Ademi me Dinamon e tij bëri befasinë më të këndshme në ndeshjet e 1/8 së finales së Liga Europa, duke eliminuar gjigandët anglez të Totenhamit. Pas dy javësh e gjysmë Dinamo Zagrebin e pret përballja e parë çerekfinale kundër Viljarealit, një ndeshje kjo shumë e rëndësishme për skuadrën kroate, por edhe vetë Ademin, i cili është një titullarë i pazëvendësueshëm te skuadra nga Maksimir.
Ndërkohë vlen të përmendet se Angellovski, përveç Ademit, në ndeshjen kundër Rumanisë nuk do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e Ivan Triçkovskit, si dhe dyshes Tihomir Kostadinov dhe Gjoko Zajkov, që të dy pozitiv në testet e Covid 19 të bëra nga klubet e tyre. Kësisoj seleksionuesi Angellovski në vend të tyre kishte ftuar dyshen Stefan Ashkovski – Agim Ibraimi, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë edhe ndonjë ftesë shtesë pas mungesës së Arijan Ademit. (infOSport.mk)