Napoli ka arritur të mposhtë Romën në transfertë për të arkëtuar pikët e plota nga “Olimpiko”. Skuadra “napolitane” shënoi fitore 2:0, falë sulmuesit Dries Mertens, i cili shkëlqeu në çdo aspekt.
Një gabim nga mbrojtja e Romës, Mertens përfiton dhe zhbllokon rezultatin në minutën e 27-të.
Nuk vonoi shumë dhe 7 minuta më pas, belgu realizoi edhe golin e dytë, këtë herë duke iu falënderuar asistit të Politanos.
Këta dy gola vulosën fitoren e Napolit ndaj Romës, ngase në pjesën e dytë, pavarësisht rasteve asnjëra skuadër nuk i konkretizojë.
Me këtë fitore, Napoli i afrohet TOP4, duke u renditur në pozitën e 5-të me 53 pikë, 3 më shumë se Roma, që ndodhet një pozitë më poshtë.