Kombëtarja Shqiptare ditën e sotme ka zhvilluar stërvitjen e parë në Barcelonë, në prag të sfidës ndaj Andorrës, qënë program është ditën e enjte (25 mars).
Ky takim është i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit 2022 dhe është i pari në kuadër të këtij cikli të ri eliminatorë, ku Shqipëria e Edi Rejës bënë pjesë në grupin “I”, së bashku edhe me Poloninë, Anglinë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.
Vlen të theksohet fakti se grupi i lojtarëve në stërvitjen e parë ishte thuajse i plotë, me përjashtim të portierit Etrit Berisha dhe sulmuesit Florian Kamberi, të cilët pritet të bashkohen në orët në vazhdim, raporton “Supersport”.
Në 15 minutat e para, kuqezinjtë zhvilluan vrapime të lehta për ngrohjet e muskujve, teksa në minutat në vazhdim vijuan më ushtrime tekniko-taktike.