4 ndeshjet e anuluara të Ligës së Dytë – Perëndim dhe Lindje, që duheshe të zhvillohen të shtunën e kaluar, do të zhvillohen me datë 27 mars (e shtunë), njofton “infOSport.mk”.
Në Lindje për shkak kushteve të vështira atmosferike ishin anuluar ndeshjet në Radovish midis Plaçkovicës dhe Kit Go, si dhe ajo në Prilep midis Pobedës dhe Tikveshit. Ndërkohë në Perëndim, për shkak terrenve të mbuluara me borë, u anuluan ndeshjet në Dibër, ku mejdanin duheshe të ndajnë Korabi dhe Vëllazërimi, si dhe ajo në Bogovinë, ku duheshe të shohim derbin e Pollogut midis Dritës dhe Gostivarit.
Ndeshjet në fjalë u anuluan pas rekomandimit të personave zyrtarë, arbitrëve dhe delegatëve të takimit, të cilët nga vendngjarjet kishin konstatuar se nuk ekzistonin kushte për lojë.