Të shtunën në Portugali është shënuar një gol i rrallë, e që i përket një portieri. Bëhet fjalë për porterin e Varzim, Rikardo Nunjesh, i cili në minutën e 53-të të ndeshjes kundër Marfa bëri një rivënie fundore në lëvizje dhe e goditi topin shumë fort.
Sfera përfundoi direkt në zonën kundërshtare e më pas kërceu lart, duke e gjetur të papërgatitur portierin kundërshtar dhe përfunduar në rrjetë.
Ndryshe ndeshja e vlefshme për javën e 25-të në Ligën e dytë portugeze, përfundoi me fitoren 2:0 të Varzim, për të cilën skuadër gjithashtu shënoi edhe Agra.