Pas humbjes me Beneventon, ai që ka dashur të mbajë tonet e ulëta te Juventusi, ishte drejtori sportiv, Fabio Paratiçi.
Ky i fundit teksa foli pas disfatës turpëruese ndaj Beneventos, u shpreh: “E dimë që një humbje si kjo nuk na falet dhe gabime të tilla nuk dua që të përsëriten më në vazhdim. E dimë sesa zhurmë bën ky rezultat ndaj Beneventos sepse në 10 vite i kemi mësuar keq tifozët tanë. Mirëpo, pavarësisht trofeve të shumtë nga 2011-ta e në vazhdim, as tifozët dhe askush tjetër nuk flasin, pasi te Juvja duket normalitet fitorja dhe askush nuk e kupton se për cikle të tilla nevojiten shumë punë dhe sakrifica. Ndërsa kur humbim, të gjithë me vrap në sulm. Gjithsesi, ne i kemi të qarta idetë në kokë dhe vazhdojmë të besojmë te Pirlo, por edhe te Ronaldo. Lojtari më i fortë në botë do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit”.