Khabib Nurmagomedov nuk do të ngjitet më kurrë në oktagon. Tani është gjithçka e qartë dhe ka formë zyrtare. Pas spekulimeve të shumta mbi një rikthim të mundshëm të “shqiponjës nga Dagestani” dhe hamendësimeve të presidentit të UFC Dana Uajt, tani është edhe vetë 51-vjeçari që konfirmoi lajmin e bujshëm.
Dana Uajt deklaroi se Khabib Nurmagomedov është tërhequr zyrtarisht, në mënyrë përfundimtare. Kështu lufta e 24 tetorit të vitit 2020 në Abu Dabi, kur Nurmagomedov kishte mundur amerikanin Xhastin Gaethje, do të kujtohet edhe si sfida e fundit në karrierën e 32-vjeçarit nga Dagestani.
Atë mbrëmje Nurmagomedov, i cili nga shumë vetë konsiderohet si më i madhi në historinë e “Ultimate Fighting Championship”, kishte deklaruar se ajo ishte hera e fundit që do të futej në kafaz, pasi i kishtë dhënë fjalën nënës së tij.
Khabib e vuajti vërtetë shumë humbjen e dhimbshme të babait të tij Abdulmanap Nurmagomedov, të cilit i detyrohej vërtet shumë dhe për gjithcka.
“Shqiponja nga Dagestani” i premtoi asokohe nënës së tij se dueli me Gaethje do të ishte i fundit për të në karrierë në artet e përziera marciale dhe me sa kuptohet Khabibi nuk ka ndër mend ta shkelë fjalën e dhënë.
Bilanci i “shqiponjës nga Dagestani” në harkun e 12 vjetëve karrierë është 29 fitore nga po aq lufta të zhvilluara. Nga këto 29 fitore, 8 prej tyre Nurmagomedov i kishte fituar me “knock out”, 11 me submission, pra nënshtrim apo dorëzim të kundërshtarit, ndërsa 10 me vendim të gjyqtarëve.