Pas hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve ku i mësuam edhe çiftet çerekfinaliste, super kompjuteri “FiveThirtyEight “, i cili merret me parashikimin e fituesve te kompeticioneve sportive në bazë të statistikave të skuadrave, ka arritur në një rezultat mbi emrin e ekipit që është favorit për të fituar këtë edicion Ligën e Kampionëve.
Sipas parashikimit të tij, skuadra favorite për fitimin e Ligës së Kampionëve është skuadra angleze e Mançester Sitit me 36% të shanseve. Në vend të dytë renditet sërish një tjetër skuadër angleze, Çelzi me 17%, për të vijuar më pas Bajerni i Munihut me 16%.
Ndërkohë dy skuadrat kampione të viteve 2018 dhe 2019 Real Madridi dhe Liverpulli renditen në vendin e 4-të dhe 5-të me shanse të barabartë fitimi prej 11%. PSZh-ja ndodhet në vend të 6-të me 4% me shanse të barabarta me Borusinë e Dortmundit, ndërsa në vend të fundit renditet Porto me 1% të shansit për të fituar Ligën e Kampionëve.