Serie A, 2019/2020: Ronaldo futbollisti më i mirë, Atalanta klubi më i mirë

“Gran Gala del Calcio” në edicionin e 10-të, ka shpallur fituesit për sezonin e kaluar, duke vlerësuar trajnerin, arbitrin dhe futbollistin më të mirë në Serie A.

Juventusi i Mauricio Sarrit që kishte fituar titullin kampion, kishte tre futbollistë në formacion, të votuar nga një juri e përbërë nga trajnerë, arbitër, gazetarë dhe futbollistë.

Çiro Immobile e mbylli sezonin 2019-2020 si golashënuesi më i mirë në Serie A 2019-20, ndërsa Xhian Piero Gasperini si trajneri më i mirë.

Ronaldo u shpall futbollisti më i mirë i vitit, ndërsa Kristiana Girelli po ashtu e Juventusit, si lojtarja më e mirë femër.

Atalanta u shpall klubi më i mirë, pasi e mbylli sezon në vendin e tretë në Serie A dhe u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gran Galà del Calcio:
Formacioni i vitit: Donnarumma; Gosens, De Vrij, Bonucci, Theo Hernandez; Barella, Gomez, Luis Alberto; Dybala, Immobile, Ronaldo.
 
Trajneri më i mirë: Gian Piero Gasperini (Atalanta)
Arbitri më i mirë: Daniele Orsato
Lojtarja më e mirë femër e vitit: Cristiana Girelli (Juventus)
Lojtari më i mirë mashkull i vitit: Cristiano Ronaldo (Juventus)
Skuadra më e mirë: Atalanta

 

Leave a Reply