Gjoka me 3 ndryshime nga ndeshja e fundit

Shkëndija pas pak në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të zbret në fushë për tu përballur me rivalin e madh, Vardarin, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje i takon javës së 24-të, ndërsa në të njëjtën Shkëndija futet si favorit absolut.

Trajneri Gjoka sërish do të sulmojë me Besart Ibraimin, i cili nga krahët do të ketë ndihmën e Lupçe Doriev dhe Valmir Nafiut, i cili do të zëvendësojë brazilianin Da Silva.

Një tjetër zëvendësim, tashmë i detyrueshëm në mesfushë, aty ku vendin e të suspenduarit Armend Alimi do ta zë, Bruno Dita, ndërsa për herë të parë në portën e Shkëndijës do të jetë, Ferat Ramani, i ardhur nga rradhët e Gostivarit.

Janë këto dy ndryshimet e vetme në formacionin e Shkëndijës, për dallim nga ndeshja e fundit kundër Pelisterit, kur shënoi fitore minimale 1:0, falë golit të shënuar nga Valmir Nafiu.

 

Leave a Reply