A do të ketë tifoz në ndeshjen, Shqipëri-Angli! Vjen përgjigjja përfundimtare

Pas kërkesës së FSHF-së që ndeshja midis Shqipërisë dhe Anglisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, të luhej me tifozë në “Air Albania”, ka ardhur edhe përgjigjja përfundimtare nga Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë.

Këta të fundit nuk e kanë pranuar kërkesën e FSHF-së, ashtu që ndeshja e 28 marsit do të luhet me dyer të mbyllura.

Kujtojmë se FSHF ka kërkuar që në sfidën ndaj Anglisë, të miratohet kërkesa për lejimin e kufizuar të spektatorëve në masën 30 % të kapacitetit të stadiumit, praktikisht 6500 spektatorë, por kjo nuk është pranuar nga Ministria e Shëndetësisë, që në letrën dërguar Federatës, shkruan se zhvillimi i ndeshjes me tifozë, konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e Covid-19.

 “Zhvillimi i këtij aktiviteti sportiv me pjesëmarrje të spektatorëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit Covid-19, kjo për shkak se shoqërohet me grumbullime njerëzish. Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk e miraton kërkesën tuaj”, – thuhet në letrën e dërguar në zyrat e FSHF-së nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë.

 

Leave a Reply