La Liga ka zyrtarizuar orarin për ndeshjet e javës së 29-të dhe 30-të, ku përfshihet edhe një ndër ndeshjet më të mëdha në futbollin europian, ajo midis Barcelonës dhe Realit të Madridit, që ndryshe njihet si “El Clasico”.
Kjo ndeshje, e dyta sezonale do të luhet në stadiumin “Di Stefano”, të shtunën e 10 prillit, me fillim në ora 21:00.
Kjo ndeshje do ti takojë javës së 30-të dhe mund të vendos shumë gjëra, kur është në pyetje edhe gara për titullin e kampionit.
Gara e kreut në kampionatin spanjoll është e hapur, teksa aktualisht vendin e parë mban Atletiko Madridi, me 63 pikë, i ndjekur nga Barcelona me 59 pikë dhe Real Madridi me 57 pikë.
Deri më tani janë luajtur 27 javë kampionat, me titullin plotësisht në “ankand” mes këtyre tri skuadrave kryesuese.
Përballja direkte mes madrilenëve dhe katalunasve pritet me mjaft interes, sepse mund të qartësojë më shumë gjëra në lidhje me kreun e La Liga-s.