Ja kur hidhet shorti për ndeshjet çerekfinale në LK dhe LE

Mbrëmë edhe zyrtarisht mësuam emrat e 8 udhëtuesve të fundit për në ndeshjet çerekfinale të Liga Europa.

Një vend për në këtë fazë siguruar, Arsenali, Dinamo Zagrebi, Granada, Roma, Mançester Junajtedi, Slavia Praga, Viljareali dhe Ajaksi.

Këto 8 skuadra do të mund të shortohen njëra me tjetrën, njëjtë sikurse edhe 8 skuadrat që siguruan një vend për në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Kështu sot (e premte), me fillim nga ora 12:00 do të hidhet shorti për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërkohë një orë më vonë ato nga ndeshjet e Liga Europa.

Kujtojmë se nga kjo fazë e garave do të mund të përballen edhe ekipet nga i njëjti shtet.

Leave a Reply