Zlatan Ibrahimoviç kishte mbetur i zhgënjyer pas eliminimit të Milanit të tij nga Liga Europa, ndërsa i njëjti pas përfundimit të ndeshjes foli shkurt për “Sky Sport”. Ai në deklaratën e tij më shumë i përqendrua te kampionati se sa te ndeshja kundër Mançester Junajtedit, të cilën në fund Milani e humbi me rezultatin 1:0.
Suedezi është shprehur se objektivi i Milanit është titulli kampionat dhe te kjo gjë nuk ka dyshime.
“Unë luaj për të fituar dhe jo për të dalë i dyti. Jemi të dytët në kampionat dhe objektivi ynë është të fitojmë titullin. Nëse arrijmë të kapim vetëm zonën Çampions atëherë do të ishte bukur përsëri, por objekviti është fitimi i titullit. E ardhmja? Në momentin që jemi nuk mund të them asgjë”, – është shprehur Ibrahimoviç.
Pas 27 xhirove në elitën e futbollit italian, Milani ndodhet në pozitën e dytë me 56 pikë, 9 më pak se Interi i vendit të parë.