Alvarez: Të fitojmë për të vazhduar luftën për titull

FC Shkupi brenda 17 ditëve sërish do të luaj kundër Sileksit në Kratovë. Ndeshja e 03 marsit ishte mbyllur me fitoren minimale të “bardhekaltërve” nga Çairi, skuadër kjo që shihet favorite edhe për ndeshjen e nesërme, njofton “infOSport.mk”.

Mesfushori kostarikan i FC Shkupit, Fredy Alvarez, pranon se ndeshja e nesërme do të jetë e vështirë, megjithatë për një skuadër që lufton për titull, fitorja duhet të jetë imperativ në çdo ndeshje pa marrë parasysh kundërshtarin.

“Unë mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, pasi që ne jemi dy skuadra shumë të barabarta, por duhet të fitojmë për të vazhduar luftën për titull. Me Sileksin kemi luajtur edhe ndeshje edhe në javën e 21-t ku morëm fitore, ndërsa nëse përsërisim të njetën ndeshje, nuk duhet të kemi probleme”, – ka thënë Alvarez, i cili njëherit kishte shënuar edhe golin e vetëm në atë fitore minimale të arritur me 3 mars në Kratovë, aty ku Sileksi dhe FC Shkupi do të zbresin sërish nesër me fillim në ora 15:00.

Leave a Reply