Pasi kishte përfunduar karrierën e tij futbollistike si dhe kursin për trajner, Daniele De Rosi do të fillojë një aventurë të re në karrierën e tij.
Ish-kapiteni i Romës do të bëhet pjesë e stafit të Roberto Mançinit tek kombëtarja italiane e futbollit.
Ish-mesfushori i njohur do të nisë punën e tij të dielën, kur edhe do të jetë dita e parë e grumbullimit të kombëtareve në prag të ndeshjeve të para eliminatore për Botërorin e vitit 2022, që do të mbahet në Katar.
Lajmin e angazhimit në stafin teknik të kombëtares italiane e ka publikuar vetë Federata Italiane e Futbollit me anë të një komkunikate në sajtin e saj zyrtar.
- KOMUNIKATA E FEDERATËS ITALIANE TË FUTBOLLIT:
“Kombëtarja përqafon sërish Daniele De Rosin. Ish-mesfushori i kaltër nga sot është zyrtarisht pjesë e bashkëpunëtorve teknik të kombëtares së drejtuar nga Roberto Mançini. Daniele De Rosi në mëngjesin e sotëm në zyrat e Federatës Italiane të Futbollit në Romë ka firmosur një kontratë që do ta lidhi me kombëtaren deri në përfundimin e Europianit, dhe të dielën do të nisë punën në Koverçano për të përgatitur ndeshjet ndaj Irlandës së Veriut, Bullgarisë dhe Lituanisë.”