Stiv Xhagellka, vëllai i ish-mbrojtësit të kombëtares angleze, Fil Xhagellka, ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur.
43-vjeçari, i cili në karrierën e tij ka luajtur në rolin e mesfushorit, ka qenë pjesë i ekipeve angleze të Stouk Siti dhe Shefilld Junajted.
Vëllai i tij, Fil, ka luajtur si mbrojtës për kombëtaren e Anglisë dhe ka qenë dhe kapiten tek skuadra angleze e Everton.
Lajmi ka pikëlluar shumë njerëz dhe gjithashtu ish-klubet e tij, të cilat kanë postuar në rrjetet sociale mesazhe ngushëllimi për ish-mesfushorin.