Arbitrët janë pjesë e pandarë e futbollit, pa të cilët nuk mund të filloj ndeshja, mirëpo të njëjtit në rast të caktuara janë edhe cak i sulmeve. Së fundmi një sulm i tillë ndaj një arbitri ka ndodhur në Bullgari, më saktësisht në ligën e katërt bullgare, ku arbitri kryesor duheshe të ik nga stadiumi për ti shpëtuar rrahjes.
I njëjti e kishte ndëshkuar me kartonë të verdhë njërin nga futbollistët e skuadrës vendase, i cili nuk duroi dot dhe e goditi arbitrin kryesor, i cili duke parë situatën e krijuar fillimisht i’a mbathi drejt xhveshtoreve, mirëpo duke pasur parasysh se edhe aty nuk ishte i sigurtë, i njëjti me vrap iku jashtë stadiumit.