Siti ndëshkoi Gladbahun me dy gola në 6 minuta, Benzema sërish mendon për Realin (VIDEO)

Janë mbyllur pjesët e para në dy takimet e parafundit të 1/8-ve të finales në Ligën e Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Mançester Siti me dy gola të shënuar brenda 6 minutave, po avanson me shifrat 2:0 përballë gjermanëve të Borusia Menhengladbah, derisa Reali i Madridit në pushim shkoi me epërsi minimale, falë golit të shënuar nga futbollisti i saj më i spikatur, Karim Benzema.

Sa i përket takimit që po zhvillohet në Budapest, aty golin e parë për “citizens” e realizoi belgu De Brujne në minutën e 12-të, ndërkohë Gjundogan në të 18-tën dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij, që bazuar edhe në rezultatin e ndeshjes së parë (2:0), thuajse që tani ka siguruar një vend për në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, aty ku tashmë ndodhen Porto, Liverpulli, PSZh-ja dhe Dortmundi. (infOSport.mk)

Leave a Reply