Panik te Interi, “Covid 19” prek sërish një titullar të “zikaltërve”!

COVID-19 vendos sërish në ankth Interin, teksa shoqëria “zikaltër” ka konfirmuar së fundmi një rast pozitiv. Fjala është për Danilo D’Ambrozion. Mbrojtësi kishte ndier simptoma të dielën, ditën e ndeshjes ndaj Torinos, me ç’rast i njëjti u largua nga grupi i futbollistëve të tjerë.

Pasi kreu një test të shpejtë, i njëjti rezultoi negativ, megjithatë tamponi i fundit që ka edhe një përqindje saktësie shumë më të lartë, e konfirmoi pozitiv.

Tashmë, D’Ambrozio është izoluar, ndërkohë që edhe pjesa tjetër e skuadrës do të duhet t’i nënshtrohet kontrolleve për të shmangur çdo dyshim dhe mundësi për të përhapur virusin e rrezikshëm, që vazhdon në këtë formë të kondicionojë botën e futbollit herë pas here.

 

Leave a Reply