Ozer Ozdemir është ndëshkuar me karton të kuq pas një ndërhyrje brutale në ndeshjen e së dielës në Superligën turke midis Gaziantep dhe Denizlispor, njofton “infOSport.mk”.
Mbrojtësi 23 vjeçar i Denizlispo nuk ishte as afër topit kur e bëri ndërhyrjen në fytyrë të brazilianit, Junior Maranhao.
Pas këtij starti të rëndë, brazilianit Maranhao, iu bënë plotë 7 qepje në fytyrë.
Özer Özdemir of Denizlispor was sent off for this challenge on Sunday.
Don’t think he can have too many complaints 😬 pic.twitter.com/zE7L3P2rA6
— GoalScorer Challenge (@GoalscorerC) March 16, 2021
E gjithë kjo situatë e rëndë ndodhi në minutën e 50-të, ndërsa nga minuta e 78-të te skuadra e Denizlispor në këtë ndeshje në lojë u inkuadrua edhe sulmuesi i talentuar kosovar, Veton Tusha, i cili së fundmi morri ftesë te përfaqësuesja shpresa e Kosovës.
Ndryshe Denizlispor në këtë ndeshje u mund 2:0 nga Gaziantep, për të cilën skuadër shënuan Dicko (70’) dhe Demir (90+5’) nga penaltia. (infOSport.mk)