Joan Laporta në 10 ditët e fundit ka pasur detyrën e vështirë të sigurojë 124.6 milionë euro, që shërben si garanci për presidencën e Barcelonës, pa të cilën e kishte të pamundur të merrte presidencën e klubit.
Nesër ai duhet të dorëzojë çekun me shumën e përcaktuar, teksa sot një ditë para afatit të fundit, mungonin plot 70 milionë euro dhe frika në Barcelonë ishte e madhe. Nëse Laporta nuk dorëzon paratë deri nesër, Barcelonës do u duhet të emërojë një president të përkohshëm dhe të thirri zgjedhje të reja.
Por mesa duket kjo nuk do të ndodhë. Lajmin e mirë e japin mediet spanjolle.
“Mundo Deportivo” raporton se Laporta ka siguruar shumën e përcaktuar dhe pritet që shumë shpejt ta paraqesë në bordin e klubit dhe të marrë zyrtarisht drejtimin e Barcelonës.