Paulo Dybala këtë sezon ka luajtur shumë pak, për shkak të një dëmtimi në gju. Rinovimi i tij me Juventusin nuk duket në horizont dhe ka ngecur, teksa vera e 2022 nuk është aspak larg, duke ditur se janë vetëm 2 merkato përpara.
Juventus ka nisur të mendojë skenarë dhe njëri prej tyre është më shumë se i bujshëm. Në Torino po mendojnë për një shkëmbim mes Griezmann dhe Dybala.
Barcelona në fakt e ka në shitje francezin por kërkon para në krahun tjetër.
Por ideja e Juves nuk mund të përjashtohet duke ditur faktin se Dybala ka qenë subjekt i merkatos katalanase në të shkuarën.
Nga Premierliga ndërkohë Çelzi dhe Totenhami janë të gatshme të vendosin 50 deri në 55 milion euro në pjatë.