Edhe pse ende jemi në fillim të vitit 2021, lirisht mund të themi se sot është shënuar një ndër golat më të bukur të këtij viti, e që na vjen nga Italia, më saktësisht nga Serie B.
Ky super gol, që rrallë herë shihet në fushat e futbollit u shënua në përballjen midis Entellas dhe Kremonezes, e që ishte pesë e futbollistit mysafir, Kastanjeti.
Ky i fundit shënoi nga gati 70 metra me një goditje fluturimthi, duke e shtangur portierin e Entellas, Borra.
Më saktë, Kastanjeti me gjithë forcën e tij deshi të largojë një top nga gjysmëzona e tij, por që rastësisht dhe në mënyrë të pabesueshme përfundoi në rrjetën e vendasve. Në ato momente Kremoneze avansoi me shifrat 2:0, rezultat ky që njëherit doli të jetë edhe rezultati përfundimtarë i këtij takimi. (infOSport.mk)