Gjykata sportive ka bërë publike së fundmi vendimet për dy futbollistët e Milanit, Ante Rebiç dhe Xhanluixhi Donarumës.
Sulmuesi kroat është dënuar me dy ndeshje për shkak të ofendimeve ndaj arbitrit kryesor në sfidën ndaj Napolit, ndërkohë që gardiani “kuqezi” ia ka hedhur me një gjobë 10 mijë euro.
Nuk pritet që Milani ta apelojë vendimin e marrë sot dhe madje mund të ketë edhe gjobë për Ante Rebiç. Gjoba për Donarumën u vendos pas reagimit kërcënues dhe ofendues të portierit kuqezi ndaj anëtarëve të stolit të Napolit në përfundim të sfidës.