Boksieri shqiptar, Florian Marku, i cili kohët e fundit është ne qendër të vëmendjes në boksin botëror, ka postuar një foto me ekipin e tij në rrjetin social “Tëitter”, me shkrimin “Netë të mëdhaja po vijnë”.
28-vjeçari, prej disa kohësh është zhvendosur në Angli, me qëllim që të stërvitet në palestrat më profesionale të boksit, dukë qëndruar kështu në rangun e boksierëve më të famshëm botëror.
Ndeshja e tij e fundit ishte më 20 shkurt të këtij viti, kur edhe mposhti boksierin anglez, Rajan Çarlton me nokaut në raundin e 8-të. Performanca e shkëlqyeshme e Markut në atë luftë bëri bujë në të gjitha mediat botërore, pasi boksieri shqiptarë dominoi kundërshtarin në çdo raund.
Big nights are coming 🎯 #TeamMarku pic.twitter.com/WC67H6Igut
— Florian Marku 👑 (@FlorianMarku92) March 16, 2021
Synimi i tij është titulli i peshave të lehta ku prej shumë kohësh ka hapur një sfidë në rrjetet sociale ndaj boksierit të famshëm anglez, Konor Ben i cili është ndër më të mirë në divizionin e tij.
Është folur shumë për një ndeshje mes tyre por anglezi nuk ka pranuar me justifikimin se “Marku është akoma i dobët për atë”.
Nuk dihet pse Marku ka shkruar një shprehje të tillë në rrjetin e tij social, por qëndron mundësia e ndonjë marrëveshje të fshehtë për tu përballur më ndonjë kundërshtar elitar.