Bllagoja Milevski shpalli listën për mmiqësoret e U21 në Antalia të Turqisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 me datë 21 mars do të udhëtojë për në Antalia të Turqisë, aty ku do të qëndrojë deri me datë 29. Në këtë periudhë ekipi i udhëhequr nga seleksionuesi Bllagoja Milevski ka paraparë të zhvillojë edhe 3 miqësore, që do i shërbenin si parapërgatitje për eliminatoret e ardhshme.

Milevski për në Antalia të Turqisë do të marrë me vete 26 futbollistë, përfshirë këtu edhe talentë të Shkëndijës, FC Shkupit dhe Struga Trim Lumit.

MAQEDONIA U21
Portierë: David Denkovski (Bregallnica), Damjan Serafimov (Makedonija GJ.P),Stefan Jakimovski (Кadino);
Mbrojtës: Aleksandar Gjurkovski (Vardar), Mario Mlladenovski (Botev Plovdiv, Bullgari), Viktor Krstevski (Vardar), Blerton Sheji (Struga Trim Lum), Filip Aleksovski (Makedonija GJ.P), Filip Antovski (Slavia Sofje, Bullgari), Martin Radulloviç – Veliçkoviç (Vardar), Besnik Ferati (Akademia Pandev);
Mesfushorë: Enis Fazlagiç (Zhilina, Sllovaki), Arbi Vosha (Makedonija GJ.P), David Kalpaçki (Bellasicë), Florent Ramadani (Shkëndija), Tomçe Grozdanovski (Zlate Moravce, Sllovaki), Bojan Dimoski (Akademia Pandev), Agon Elezi (Varazhdin,Kroaci), Luka Stankovski (Rabotniçki), Димитар Тодоровски (Rabotniçki);
Sulmues: Marko Gjorgjievski (Radniçki Pirot, Serbi), Darko Çurlinov (Shtutgart, Gjermani), Jakup Berisha (FC Shkupi), Mario Ilievski (Septemvri Sofje, Bullgari), Metodija Maksimov (Rabotniçki), Berat Kalkan (Karaçabej, Turqi);

Ndeshjen e parë Maqedonia U21 në tokën turke do ta zhvillojë me 24 mars kundër Kazakistanit, 3 ditë më vonë Sllovakia do të jetë kundërshtari i dytë, ndërsa këtë mini turne “verdhekuqtë” e rinj do ta mbyllin me ndeshjen kundër Bullgarisë, që në program është me datë 29 mars. (infOSport.mk)

Leave a Reply