Armando Duka e uroi i pari presidentin Muhamed Sejdini

Muhamed Sejdini do të vazhdojë që të jetë presidenti i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut. Në ditën e djeshme në vendin tonë u zhvilluan zgjedhjet e reja, ndërsa Sejdini u rikonfirmu sërish në krye të Federatës së futbollit në vend.

Këtë herë nuk kishte një garë të mirëfilltë, pasi ishte vetëm Sejdini, por do të merrte të gjitha votat pro dhe asnjë kundër. Kulmimi i Maqedonisë që mbërriti në Europian erdhi pikërisht në kohën e Sejdinit dhe ky është një tregues i madh për këto rezultate.

“Është hera e dytë që zgjidhem, pasi edhe herën e parë fitova me votë, por atëherë isha me mandat të shkurtuar 2-vjeçar. Sot u votova përsëri dhe jam shumë i lumtur, pasi delegatët vlerësuan punën e bërë nga unë gjatë kësaj periudhe dhe mora një votë unanime” – u shpreh Muhamed Sejdini i cili në një prononcim për “Zona Gol” në SuperSport, tregoi se Armando Duka ishte i pari që i kishte ururar riemërimin në postin e presidentit të FFM-së.

“Duka ishte i pari që më uroi dhe mezi priste që të përfundonte vendimi për të më telefonuar. Më ka uruar edhe Çeferin, ashtu si edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi”. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply