Nga Lucerni te Lucerni. Si duket kjo skuadër është e preferuara e Edon Zhegrovës, i cili që të dy golat e këtij edicioni në Superligën e Zvicrës i ka shënuar pikërisht ndaj Lucernit, njofton “infOSport.mk”.
Ylli kosovar i kishte shënuar kësaj skuadre edhe me 4 tetor të vitit të kaluar në atë fitore 3:2, ndërsa i shënoi edhe mbrëmë në fitoren 4:1.
Zhegrova realizoi golin e tretë për shumë herë kampionët e Zvicrës në minutën e 88-të, falë një super aksioni të cilin e përmbylli me gol në rrjetën e Myller.
Zhegrova në lojë u inkuadrua në minutën e 74-të, ndërsa vetëm pas 14 minutave lojë arriti që të shënojë pas plotë 22 xhirove.
Ndryshe përveç Zhegrovës në këtë ndeshje për Bazelin të saktë u treguan edhe Petreta, Frei dhe Durrer, i cili morri një pasim nga ana e struganit, Pajtim Kasami. Ky i fundit edhe njëherë tjetër luajti titullarë, duke bartur edhe shiritin e kapitenit te Bazeli, skuadër kjo që pas 25 xhirove të zhvilluara renditet në pozitën e dytë me 36 pikë, plotë 17 pikë më pak se skuadra e vendit të parë Jang Bojs. (infOSport.mk)