Shkëndijës i mjafton një gol, FC Shkupi i sigurtë ndaj Vardarit, derbi shqiptarë në Strugë pa fitues

Shkëndija ka shënuar fitore minimale 1:0 përballë Pelisterit në ndeshjen e vlefshme të javës së 23-të në LPFMV, duke ruajtur kështu distancën ndaj skuadrës së dytë në tabelën e klasifikimit, FC Shkupin, njofton “infOSport.mk”.

Golin e fitores “kuqezinjtë” e Ernest Gjokës e gjetën vetëm në minutën e 87-të me anë të rezervistit Valmir Nafiu. Goli i tij i siguroi 3 pikë shumë të mëdha Shkëndijës, që në këtë mënyrë ruajti distancën prej 7 pikëve ndaj ndjekësit më të afërt, FCShkupit.

Këta të fundit me plotë meritë mundën Vardarin, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë. Rexhinalo shënoi në pjesën e parë, ndërsa rezultatin përfundimtarë, FC Shkupi 2, Vardari 0, e vendosi Filip Gligorov me një eurogol në minutën e 67-të.

Paqe në derbin shqiptarë midis Struga Trim Lum dhe Renovës, derisa Sileksi iu hakmorrë me kamatë Makedonija GJ.P për disfatën e para një jave. Skuadra nga Kratova shënoi fitore 3:0 ndaj Makedonija GJ.P në Shkup, duke iu falënderuar edhe “dopietës” së ish futbollistit të “verdhekuqve”, Dejan Tanturovski. Një gol tjetër për Sileksin në këtë ndeshje realizoi edhe sulmuesi Ivan Ivanovski, ndërkohë golin e vetëm në fitoren minimale 1:0 të Borecit ndaj Bellasicës, e realizoi kroati Edin Basha. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 23

Rabotniçki 0:2 Ak.Pandev
FC Shkupi 2:0 Vardari
Shkëndija 1:0 Pelisteri
Struga Trim Lum 0:0 Renova
Makedonija GJ.P 0:3 Sileksi
Boreci 1:0 Bellasica

Leave a Reply