Amir Rrahmani pritet të mungojë në duelin që Napoli i tij do ta luaje sonte kundër Milanit në “San Siro”, përcjellë “infOSport.mk”.
“Corriere dello Sport” ka shkruar të shtunën se sërish do të ketë ndryshime në mbrojtjen e “napolitanëve”, për shkak të dëmtimit të kapitenit të Kosovës.
Sipas mediumit italian, Rrahmani ka probleme muskulore, ashtu që Gatuzo për në mbrojtje do të duhet të zgjedh në mes Manolas dhe Maksimoviq.
I njëjti burim shton tutje se Rrahmani do të mungojë vetëm për duelin ndaj Milanit, por jo edhe ndaj Romës.