Një ndër futbollistët më të spikatur të viteve të fundit te Milani ka qenë edhe Lukas Bilja. Argjentinasi, pavarësisht dëmtimeve të shpeshta, krijoi një lidhje të ngushtë me ekipin kuqezi, ndërsa një gjë të tillë i njëjti ka konfirmuar edhe gjatë një intervistë të dhënë së fundmi për “Gazzetta dello Sport”.
Argjentinasi ka zbuluar se e ka pasur të vështirë largimin nga Milani dhe se ka qarë kur kishte ndodhur një gjë e tillë.
“Sezonin e kaluar Pioli më tregoi se Bennaser do të luante si titullar dhe për mua nuk ishte problem. Megjithatë, e pata të vështirë largimin nga Milani, madje kam qarë”, përfundoi Bilja.