Java e 23-të në elitën e futbollit vendor na dhuron përballjen mes skuadrave shqiptare, Struga Trim Lum dhe Renovës, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Strugë, ndërsa tashmë trajnerët e të dyja skuadrave, Srgjan Zaharievski në njërën anë, dhe Qatip Osmani në anën tjetër kanë bër publike formacionet me të cilat do të zbresin në fushë.
Zaharievski i Struga Trim Lum, sërish është vendosur për skemën 3-5-2, ndërkohë në anën tjetër Osmani në fushë do të zbres me skemën 4-3-3, skemë kjo që tregon qartë se Renova në Strugë vjen për të sulmuar dhe jo për tu mbrojtur. (infOSport.mk)