Cvetanoski: Derbit e qytetit gjithmonë të vështirë, por vetëm fitorja na mban në garë për titull

Pas ndeshjes me Rabotniçkin javën e kaluar, FC Shkupi do të zhvillojë sërish një derbi lokal, këtë herë kundër rivalit të madh, Vardarit, ndaj së cilës skuadër “bardhekaltërit” nga Çairi do të kërkojnë këndelljen, njofton “infOSport.mk”.

Në prag të këtij takimi shumë të vlefshëm për FC Shkupin, ka folur Matej Cvetanoski, futbollisti i ardhur gjatë janarit pikërisht nga rradhët e Vardarit, për të cilën skuadër në stinorin vjeshtorë kishte shënuar 6 gola. Megjithatë tashmë i njëjti ka filluar të shënojë edhe për FC Shkupin, ndërsa me siguri se nëse i jepej mundësia do ta bënte edhe kundër ish skuadrës së tij.

“Gjithmonë është e vështirë kur luhen derbit e qytetit. Në këtë rast nuk luan rol forma, por kush më shumë e dëshiron fitoren. Vardari gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet klub i madh, pa marrë parasysh se me ç’far vështirësie dhe me ç’far lojtarësh luan. Do ta kem vështirë që të luaj kundër ish-ekipit tim, por do të jap maksimumin që unë dhe Shkupi ta fitojmë këtë ndeshje dhe të mbetemi në garë për titullin”, – ka thënë Matej Cvetanoski.

Leave a Reply