Skuadra e njohur angleze e Çelzit po planifikon të shesë së paku 5 futbollistë gjatë afatit kalimtar të verës.
Klubi nga “Stemford Brixh” me shitjen e këtyre futbollistëve po kërkon të krijojë një buxhet për të përforcuar ekipin.
Sipas “Daily Star”, trajneri Tomas Tushel ua ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se nuk llogarit në shërbimet e Kristian Pulishiç, Emerson, Kepa Arrizabalagas, Fikayo Tomorit dhe Tammy Abraham.
Me shitjen e këtyre lojtarëve londinezët pritet të përfitojnë rreth 200 milionë euro, para këto që do të investoheshin në prurjen e emrave të ri te skuadra londineze.