Akademia Pandev ka bërë një super paraqitje në ndeshjen e sotme të zhvilluar në Shkup në arenën “Todor Proeski”, duke mundur me shifrat 2:0 ekipin e Rabotniçkit, njofton “infOSport.mk”.
Nga një gol në secilën pjesë për mysafirët nga Strumica, të cilët fitoren e paralajmëruan në minutën e 12-të me golin e shënuar nga Mario Krstovski. Ky i fundit mjaft mirë reagoi në zonën kundërshtare pas harkimit të Martinaga nga e majta, duke shënuar një super gol me kokë.
Pas këtij goli të dyja skuadrat vazhduan të tregojnë një lojë të hapur, me aksione të shpeshta dhe raste për shënim, derisa rastin më të mirë për të barazuar shifrat e pati sulmuesi kroat Nikolla Prelçec, i cili në minutat shtesë të pjesës së parë humbi një 11-të metërsh. Goditjen e tij nga pika e bardhë mjaft mirë e lexoi portieri Marko Jovanovski, i cili doli të jetë ndër më të mirët te skuadra mysfaire edhe gjatë pjesës së dytë.
Kristijan Stojkoski ishte futbollisti i parë që vuri në vështirësi Jovanovskin, i cili edhe njëherë tjetër reagoi mjaft mirë para futbollistëve vendas. Në anën tjetër Kosta Manev, edhe pse i vetmuar para portës së Jankov, goditi vetëm traverzën.
Stojkoski i Rabotniçkit u kanos sërish, mirëpo pa probleme për portierin Jovanovski, teksa në anën tjetër Akademia Pandev shfrytëzoi mundësinë e dhënë në zonën kundërshtare dhe me anë të Kristijan Velinovskit në minutën e 77-të shënoi edhe golin e dytë.
Pasuan edhe disa gjysëm raste nga ana e të dyja skuadrave, që fare në fund Bojan Dimoski i Akademia Pandev nga vija e golit të shpëtojë rrjetën mysafire.
Në fund fitore më se e merituar e Akademia Pandev, që me këtë fitore tashmë renditet në pozitën e 9-të me 25 pikë, ndërkohë Rabotniçki mbetet në pozitën e 5-të me 32 pikë. (infOSport.mk)