Liga e Dytë – Lindje, ndalen skuadrat favorite

Java e 19-të në Ligën e Dytë – Lindje nuk doli të jetë e mbarë për 3 skuadrat e para në renditje. Bregallnica, Tikveshi dhe Kit Go arritën vetëm barazime këtë xhiro, derisa Kozhuvi ishte skuadra e vetme nga TOP4 që regjistroi fitore, njofton “infOSport.mk”.

Bregallnica barazoi 1:1 me ekipin e Sasa nga Kamenica, Tikveshi barazoi pa gola ndaj Slloga Vinica, derisa Kit Go me shifrat 2:2 barazoi me Pobedën nga Prilepi.

Fitoren më të thellë këtë xhiro në Konferencën e Lindjes e realizoi Osogova, që në Koçani mundi ekipin e Rosoman me rezultatin 4:1.

Pjesë e kësaj fitore të Osogovës, ishin edhe 3 futbollistët shqiptarë, Jahi Bushi, Sumer Hasan dhe Shenoll Jashari, i cili në lojë u inkuadrua gjatë pjesës së dytë. (infOSport.mk)

Leave a Reply