Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë një tjetër miqësore në muajin qershor. Kuqezinjtë do të përballen me Republikën Çeke më datë 8 Qershor 2021 në transfertë.
Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se të federatat respektive kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshjeje në kryeqytetin çek, Pragë, ndërsa ora e nisjes dhe stadiumi mbeten të përcaktohen në javët në vijim.
Kjo do të jetë ndeshja e dytë e përfaqësueses shqiptare brenda pak ditësh, teksa më 5 qershor kuqezinjtë do të sfidojnë Uellsin në ndeshjen që do të luhet në “Cardiff City Stadium” dhe do të nisë në ora 18:00.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e Shqipërisë me Republikën Çeke në histori. Në të kaluarën Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar 5 duele me Çekosllovakinë, nga të cilat 3 miqësore dhe dy ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian.