Bylbyl Sokoli sot ka ndarë rrugët me klubin e Gjilanit. Ky largim i Sokolit ka ardhur si shkak i rezultateve negative në sezonin pranveror, edhe pse i njëjti që në start te Gjilani kishte arritur një fitore shumë të lartë ndaj Ballkanit, që atë kohë udhëhiqej nga Ismet Munishi.
Pikërisht ky i fundit është emëruar trajner i ri i Gjilanit, lajm të cilin e ka konfirmuar edhe vetë kryetari i ‘kuqebardhëve’, Florim Zuka, përmes llogarisë së tij zyrtare.
“Ismeti drejton Sc Gjilanin”, ka shkruar Zuka
Kësisoj Munishi do të marrë menjëherë drejtimin e Gjilanit, ndërsa debutimin e tij do ta bëjë të dielën në terren vendas kundër Trepça ’89.