Olympiakosi ka barazuar shifrat ndaj Arsenalit pas një gafe amatoreske të spanjollit, Dani Sebajos. Spanjolli humbi një top në afërsi të zonës së tij, duke i dhënë shansin e artë El Arabit, i cili nuk fali dhe mposhti portierin Leno.
Është kjo një gafë tjetër e futbollistëve të Arsenal, pas asaj të Granit Xhakës ndaj Bërnlit në Premierligë, ndeshje që ishte mbyllur me barazim 1:1.
Aktualisht ky rezultat 1:1, është edhe në ndeshjen që po zhvillohet në Athinë, pas 70 minutave lojë. (infOSport.mk)