E ardhmja e brazilianit Filipe Kutinjo është larg Barcelonës. Kështu shkruan e përditshmja angleze, “The Sun”, sipas së cilës braziliani është në krye të listës të futbollistëve që do të largohen në fund të sezonit.
Barça, lexohet në artikull, duhet të rregullojë bilancin dhe të ulë shpenzimet për rrogat, ndaj dhe kjo ëshët njëra ndër arsyet për largimin e Kutinjos, i cili skuadrës “katalunase” i ishte bashkuar janarin e vitit 2018-të.
Ai këtë edicion me fanellën e Barcelonës ka zhvilluar 14 ndeshje, duke regjistruar 3 gola, 2 në La Liga dhe 1 në Ligën e Kampionëve.
Ndryshe i njëjti me Barcelonën numëron 90 ndeshje dhe 23 gola të shënuar.