Skuadra kryesuese e La Liga-s, Atletiko Madridi, ka shkuar sërish në +6 pikë ndaj ndjekësit më të afërt, Barcelonës. Skuadra e Diego Simeones zhvilloi ndeshjen e saj të mbetur kundër Atletik Bilbaos, në të cilën në fund shënoi fitore 2:1.
Markos Ljorente dhe Luis Suarez shënuan golat për “jorganxhinjët”, duke zhvlerësuar në këtë mënyrë golin e iker Muniain në minutën e 21-të.
Golin e fitores, Luis Suarez e realizoi në minutën e 51-të nga penaltia, duke arritur kështu në shifrën e 18 golave të shënuar, vetëm një më pak se ish shoku i tij i skuadrës te Barcelona, Lionel Messi. (infOSport.mk)