Liverpulli me një fytyrë krejt ndryshe në Ligën e Kampionëve, kualifikohet në çerekfinale (VIDEO)

Përkundër krizës së madhe në të cilën ishte futur skuadra e Liverpullit, skuadra kampione e Anglisë vazhdon të tregojë një fytyrë shumë më të mirë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Mbrëmjen e sotme skuadra e Jurgen Klop mundi sërish Lajpcigun me rezultatin 2:0, dhe me rezultatin e përgjithshëm 4:0 u kualifikua për në ndeshjet çerekfinale të Kupës.

Edhe pse në rolin e nikoqirit, Liverpulli edhe ndeshjen e sotme e zhvilloi në “Pushkash Arena” në Budapest.

Liverpulli krijoi shumë raste shënimi, mirëpo golin e parë e realizuan vetëm në minutën e 70-të, kur Mohamed Sallah shënoi për 1:0.

Vetëm 4 minuta më pas Sadio Mane i dha fund historisë së këtij takimi, duke shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen mes skuadrës së 8-të aktualisht në tabelën e klasifikimit në Premierligë, dhe skuadrës së dytë në Bundesligë. (infOSport.mk)

Leave a Reply