Nga themelimi i FC Shkupit e deri më tani në infrastrukturën dhe në ngritjen e ekipit nga Çairi, në një nga klubet më të mëdha të vendit, është punuar shumë pak, për të mos thënë fare. Por viteve të fundit me ardhjen e sponsorit të ri me në krye presidentin Olgun Aydin, skuadra nga viti në vit po arrin të ndryshojë si në aspektin e rezultateve, ashtu edhe në ngritjen e infrastrukturës.
Kryesia e klubit ka bërë gati projekt planin për ndërtimin e disa fushave të futbollit, ku të rinjtë e këtij ekipi do të kenë kushtet më moderne.
Gjithashtu ky projekt që është gati të rinisë me fillimin e punimeve në lagjen e Butelit, ka një hapësirë me mbi 20 mijë metra katrorë, ku përveç fushave të futbollit, do të jetë edhe fushën e tenisit dhe basketbollit, ndërsa do të ketë edhe qendrën e fitnesit, kafiteri, hapësirë për të rinj, si dhe zyrat e administratës.
Një herit ky projekt do të ngritë në nivelet më të larta futbollin në vendin tonë, që do të jetë një nga investimet më të mëdha në akademitë e futbollit në Maqedoni.