Bomba e Messit që i jep shpresë Barcelonës, argjentinasi shënon nga largësia, por jo edhe nga penaltia (VIDEO)

Barcelona e mbylli me barazim pjesën e parë në transfertën kundër Paris Sen Zhermen, e vlefshme për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”. Rezultoi kjo të jetë një super ndeshje, me Barcelonën që sulmonte që nga fillimi, dhe me PSZh-në që nga dalja e vetme më e rrezikshme në drejtim të portës kundërshtare, arritëntë shënojnë nga pika e bardhë, të përfituar me ndihmën e VAR.

Mbappe ishte futbollisti i cili shënoi në ato momente për 1:0, ndërkohë një bombë e vërtetë e Lionel Messit në minutën e 37-të përfundoi pas shpinës së Hesus Navas, për barazim të rezultatit në 1:1.

Argjentinasi pati mundësinë për të kaluar edhe në avantazh Barcelonën, mirëpo goditja e tij nga pika e bardhë, u ndal nga ana e portierit Navas.

Në ndeshjen tjetër që po zhvillohet në këto momente, Liverpulli dhe Lajpcigu po barazojnë pa gola. Kujtojmë në ndeshjen e parë Liverpulli kishte fituar me shifrat 2:0, ndërkohë Barcelona ishte mundur 4:1 në “Kamp Nou”. (infOSport.mk)

Leave a Reply