Ish-futbollisti i Viljarealit, Franko Akosta është ndarë nga kjo botë në mënyrë tragjike.
Akosta ditë më parë po përpiqej të notonte përtej lumit në shoqërinë e vëllait të tij, i cili ishte në gjendje të largohej dhe shkoi në kërkim të ndihmës, ndërsa ish futbollisti i Viljarealit u zhduk.
Kjo ngjarje e tmerrshme është raportuar kur autoritetet detare kanë gjetur trupin e tij të pajetë.
25 vjeçari, Akosta aktualisht ishte pjesë e klubit uruguaian, Atenas për të cilën skuadër kishte zhvilluar 7 ndeshje. Ndryshe Akosta gjatë karrierës së tij asnjëherë nuk kishte arritur të luaj me ekipin e parë të Viljarealit, derisa për ekipin “B” nga El Madrigal, i njëjti kishte zhvilluar 56 ndeshje, duke realizuar edhe 8 gola.