Skuadra kampione e Italisë, Juventusi, sonte në stadiumin e saj, “Allianc Arena” do të kërkojë me çdo kusht përmbysjen kundër Portos, skuadër kjo që në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në kuadër të Ligës së Kampionëve kishte shënuar fitore 2:1.
Një eliminim në këtë fazë do të ishte shkatërrues për “bardhezinjtë” e ndrea Pirlos edhe në aspektin financiar, ndaj Ronaldo bashkë me shokë sonte duhet të marrin maksimumin.
Trajneri Andrea Pirlo mund t’i gëzohet rikthimeve të Kielinit, Artur dhe ndoshta De Ligt, ndërkohë që jashtë mbeten Dybala, Bentakur me COVID-19 dhe Danilo i pezulluar prej kartonëve.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Borusia e Dortmundit niset e avantazhuar ndaj Seviljës, ndaj së cilës skuadër në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Ramon Sançez Pizhuan” kishte shënuar fitore 3:2.
Megjithatë, andaluzianët nuk janë dorëzuar dhe të besuarit e trajnerit Lopetegi do të provojnë të bëjnë surprizën sonte në “Sinjal Iduna Park”, edhe pse përballë verdhezinjve të udhëhequr nga Haland do ta kenë shumë të vështirë.